Tallej me Kristin për manikyrin, bëhet virale fotoja e partnerit të Jorit me thonjtë e lyer

Jori Delli ka konfirmuar lidhjen e saj të re me reperin italian Fred De Palma.

Por menjëherë Fredi është vënë në shënjestër nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Në TikTok ka filluar të shpërndahet një video, kur Jori kritikonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania  Kristin, për thonjtë e lyer, duke i thënë me ironi “Burrë me manikyr”.

Fansat e kanë kujtuar këtë moment duke e shoqëruar videon me disa foto të të dashurit të saj me thonj të lyer.

Lexo edhe:  Kurti homazhe në Gjakovë: Vrasja e fëmijëve e pleqve dëshmon gjenocidin serb