Kunata rrah kunatën në Ferizaj, e bën për spital – përfundon në pranga

Dhuna në familjet kosovare është një dukur mjaft shqetësuese.

Përveç rasteve ku gratë sulmohen nga bashkëshortët, shpesh ka telashe edhe mes anëtarëve të tjerë të familje. Nuset, vjehrrat e kunatat jo rrallëherë përfshihen në konflikte që përcillen me ofendime e të shara e kërcënime dhe eskalojnë edhe në dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur të dielën në një familje në rrugën “Fan Noli” në Ferizaj, ku dy gra (kunata) janë përfshirë në një përleshje me njëra-tjetrën.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre, ku pas një konflikti verbal, njëra prej tyre ka sulmuar tjetrën fizikisht, çka ka bërë që të ndërhyjnë edhe anëtarët tjerë të familjes.

Si pasojë e lëndimeve që ka pësuar, gruaja që u sulmua është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj gruas së dyshuar dhe ndaj saj kanë nisur hetimet.

Lexo edhe:  Vuçiq: Nuk mund ta ekstradojë Radojçiqin në Kosovë, ai ishte aleat i imi por jo mik