Lajm i mirë: Hapet aplikimi për shtesa edhe për fëmijët që kanë lindur nga 1 janari i vitit 2009

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është hapur aplikimi për shtesa edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2009.

Ministria e ka publikuar edhe linkun ku mund të aplikohet.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfeteve njofton qytetarët se është hapur aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2009 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë”, thuhet në njoftim.

Në vijim mund të gjeni vegëzën për aplikim:
https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=312

Lexo edhe:  Vrasje në tentativë në Vushtrri, plagoset me armë zjarri një person