Ekskluzive: Armend Muja shkarkohet nga Kolegji Riinvest, dështoi ta akreditonte

Kryetari i VV-së në Mitrovicë, Armend Muja, është shkarkuar nga pozita e rektorit në Kolegjin Riinvest.

Burimet e “Jepi zë” brenda këtij institucioni i kanë thënë gazetës se ky shkarkim ka ndodhur pasi Muja ka dështuar të akreditojë programe të këtij kolegji.

Muja është larguar edhe nga faqja zyrtare e Kolegjit, ku deri vonë ishte me emër e fotografi.

Të njëjta burime kanë treguar se shkarkimit nuk i ka shpëtuar as Edmond Pruthi i cili ishte vendosur nga Muja si drejtor për studentë.

Mësohet se zyrtarisht, arsyetimi i shkarkimit të Mujës dhe Pruthit është mospërformanca.

Kujtojmë edhe se disa herë janë hedhur dyshime se Armend Muja ka gënjyer edhe për titullin akademik si PhD, të cilin ende nuk e ka të fituar.

Të dy Muja dhe Pruthi janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje nga qyteti i Mitrovicës.

Ndryshe, Muja kohë më parë ishte përballur edhe me gjykatën pasi ishte dyshuar për dallavere në lidhje me akreditimin e një institucioni./ Jepi zë

Lexo edhe:  Prej nesër 6 orë me rrymë, 2 orë reduktime në Kosovë