Hamza pas sulmeve në veri: Jemi në koordnim me banorët dhe organet e rendit

Dy shok-bomba janë hedhur në Lagjen e Boshnjakëve dhe Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës.

I kontaktuar nga Gazeta10, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se pas këtyre zhvillimeve, janë në koordnim të plotë me banorët dhe institucionet e sigurisë në veri të qytetit, pas sulmevetë fundit që ndodhën gjatë mbrëmjes së sontme.

“Jemi në koordnim edhe me pjesën tjetër të qytetit, si dhe banorët që jetojnë atje si dhe organet e rendit dhe sigurisë. Informatat e deritanishme ua jepin organet e sigurisë, pasi që që janë më të sakta dhe janë përgjegjës për këtë punë. Është mirë që të gjithë të investojmë maksimumin tonë brenda kapiciteteve tona që të ruhet rendi, qetësia dhe stabiliteti dhe njerëzit të jetojnë të qetë në shtëpitë dhe pronat e tyre”, tha Hamza për Gazetën10.

Raportohet se në vendin e ngjarjes është Policia dhe një njësi e karabinierëve.

Lexo edhe:  Ish-ministrja e integrimit thotë se më 13 tetor nuk do të ketë vendim për liberalizim