Profesori i shkollës teknike në Mitrovicë që u fotografua duke fjetur: Isha me grip

Janë publikuar pamjet e një mësimdhënësi të shkollës teknike të Mitrovicës, i cili në dy situata ishte forografuar dhe filmuar nga nxënësit e tij. Në njërën pamje shihej duke përdorë telefonin, ndërsa në pamjen pretendohej se kishte fjetur në klasë.

Vetë mësimdhënësi ka komentuar në videon e publikuar nga “Jepi zë”, duke dhënë versionin e tij mbi këto dy situata. Ai pretendon se ky është një skenar i përgatitur kundër tij.

Profesori thotë se në fotografinë ku ai shihet duke përdorur telefonin, ishte një moment kur po kërkonte një dokument të ruajtur për t’ua prezantuar nxënësve. Ndërkaq, për pamjet ku shihet me sy mbyllur, thotë se ajo foto u bë në nëntorin e vitit të kaluar, kur, sipas tij, ishte i sëmurë nga gripi. Profesori thotë se nuk ka qenë duke fjetur, por është ulur për të pushuar pasi ka shpjeguar mësimin.

 

Lexo edhe:  Aksidentohet rëndë një furgon në Mitrovicë, momenti kur shoferin e nxjerrin disa persona