Kontabilisti Fitim Shala ofron shërbime falas për të gjithë ata që nuk mbajnë produkte serbe

Po vazhdon fushata për bojkotimin e produketeve me orgjinë nga Serbia.

Grupi i krijuar në rrjetet sociale tashmë ka kaluar numrin prej 100mijë anëtarëve, ndërsa po udhëhiqet suksesshëm nga biznesmeni Burim Piraj , shkruan Jepi zë.

Tashmë markete dhe kompani të ndryshme i janë përgjigjiur ftesës për largimin e produkteve serbe, ndërsa mbështetja vetëm po vazhdon të rritet.

Në përkrahje të kësaj fushate, kontabilisti, Fitim Shala, ka ofruar shërbime falas të kontabilitetit për secilin që nuk shet produkte nga Serbia për një periudhë një vjeçare, shkruan Jepi zë.

Ndryshe kjo fushatë ka nisur pas situatës së fundit në veri, dhe tensioneve të vazhdueshme që po i shkakton Serbia në vendin tonë. / Jepi zë

Lexo edhe:  Ky është serbi që u arrestua sot në Prizren