Theret 7 herë më thikë i riu në Istog

Një i ri është therur shtatë herë me thikë nga persona të panjohur sot rreth orë 17:40, në fshati Saradran të Komunës së Istogut. I njëjti është dërguar menjëherë në spitalin rajonal dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu konfirmoi për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajoni e Pejës, Fadil Gashi.

Sot rreth orës 17:40 në nga fshati Saradran i Komunës së Istogut është therur shtate here me thike nga persona të panjohur. I njëjti është dërguar menjëherë ne spitalin rajonal, mjekët ka intervenuar dhe është jashtë rrezikut për jete. Polica është në vendin e ngjarje’”, tha Gashi për Insajderin.

Lexo edhe:  Qytetet dhe fshatrat që mbesin sot pa rrymë