Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

 

 

 

Lexo edhe:  Tentim vrasja: Këta janë tre të dyshuarit e tjerë, në mesin e tyre edhe i riu që u ther me thikë