Huliganët serbë vajtojnë terroristin e vrarë në Banjskë

Njëri prej terroristëve serbë të vrarë në Banjskë të Zveçanit të dielën, ishte anëtar i grupit të huliganëve serbë, përkrahës të klubit beogradas Crvena Zvezda, “Delije”. Vrasjen e Stefan Nedelkoviqit e kanë vajtuar të martën nga ky grup huliganësh.

“Delije” kanë shkruar se Nedelkoviq “dha jetën heroikisht për popullin dhe atdheun e tij”.

Delije do të mbajnë një homazh për terroristin serb. “Delije” kanë shkruar në fund se “Kosova do të jetë gjithmonë tokë e jona”.

Tre sulmues mbetën të vdekur në gjuajtjet me armë në Banjskë të Zveçanit të dielën. Tetë persona janë arrestuar. Një polic i Kosovës mbeti i vdekur gjatë të shtënave.

Lexo edhe:  Pacolli për vrasjen e Liridonës: I zhgënjyer nga njerëzit e paskrupullt që s’kanë respekt për tragjedinë