E dhimbshme: Ndërron jetë në QKUK 7-vjeçarja që u godit nga vetura në Klinë

Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi të mërkurën e 6 shtatorit në fshatin Rixhevë të Klinës, i shkaktoi lëndime serioze një vajzë të vogël. E mitura që u godit nga një veturë, u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej deri dje.

Sinjali mëson se viktima është një vajzë 7-vjeçare, e cila pavarësisht intervenimit të stafit mjekësor, nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë mbrëmë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  A ishte shoferi nën ndikimin e alkoolit kur shkaktoi aksidentin në Gjakovë? Flasin nga Policia