Si në filmat aksion, 57-vjeçari nga Kosova vjedh targat e 6 automjeteve në Durrës për t’ua shitur shtetasve me precedent kriminal

Një ngjarje si në filmat aksion ka ndodhur në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Mësohet se një 57-vjeçar nga Kosova ka vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina.

Ndërkohë, kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 57-vjeçarit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas i vidhte targat për tua shitur shtetasve me precedent kriminal, për t’i përdorur për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës.

Lexo edhe:  Si u vranë tre pjesëtarët e grupit terrorist të sulmit në Banjskë?