I digjet vetura një personi në Zveçan

Në komunën e Zveçanit, një veturë është djegur, njoftoi Policia e Kosovës.

Rasti është regjistruar dje, dhjetë minuta pas mesnate në rrugën “Nemanjina”, transmeton Jepi zë.

“Një burrë nga Kosova ka raportuar se i është djegur vetura me targa vendore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar.

Lexo edhe:  “Unë isha në Kosovë, po nanës i thoja që jam në Zvicër”, si e takoi Limaj nënën e djalin e tij i maskuar, pa guxuar të flas