Therje me thikë në Prishtinë: 37-vjeçari dërgohet në QKUK, i dyshuari shpallet në kërkim

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një incident në rrugën “Marie Shllaku” në Prishtinë, ku për motive akoma të panjohura, një person ka therur me thikë një 37-vjeçar. I riu që u sulmua është dërguar në spital, kurse i dyshuari ndodhet akoma në arrati.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për të dyshuarin A. Aliu, i cili e ka therur me thikë viktimën, duke i shkaktuar  plagë.

Pas denoncimit të rastit, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor dhe më pas ka dhënë deklaratë lidhur me atë që ka ndodhur.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, kurse i dyshuari është shpallur në kërkim.

Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimet e nevkjshme ligjore për kapjen e të dyshuarit.

 

Lexo edhe:  Varroset në Mitrovicë 28 vjeçarja Jetmira Beka, që u vra nga ish-burri