Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe ditët në vazhdim

Sot do të mbajë mot me i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale.

Pasdite nuk do të mungojnë zhvillimet e vranëzirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në juglindje, lindje dhe verilindje të vendit. Reshjet do të jenë krejtësisht të izoluara, por mund të jenë të fuqishme në disa nga ato zona. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 27°C.

Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet mot i ngrohtë, me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në disa priten rrebeshe dhe ndonjë stuhi e izoluar shiu orëve të pasdites.

E Marta do të na sjellë mot të bujshëm atmosferik, me zhvillime të fuqishme të vranësira të shiut dhe ato konvektive. Priten  intervale kohore me diell dhe dendësime të vranësirave që do të kushtëzojnë reshje shiu e rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Vende-vende mund të ketë shtrëngata të forta me breshër. Kjo vlenë për viset kontinentale e më së shumti për Kosovë dhe disa zona në Maqedoninë Veriore dhe Shqipëri. Zhvillime më të pakta priten në viset bregdetare.

Edhe ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Grenell: Kurti i tregoi gishtin e mesëm ShBA-ve dhe BE-së, eskaloi dhe më tej situatën