KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë

Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fshatin Grajke të Leposavqit.

Vetura ushtarake siç shihet nga fotot e siguruara është rrokullisur afër një oborri të një shtëpie.

Lidhur me këtë KFOR-i ka thënë se brenda automjetit kanë qenë katër ushtarë, por që të njëjtit nuk kanë pësuar lëndime të mëdha.

Ndërkohë, thotë se Komanda Rajonale – Lindje aktualisht është duke shqyrtuar shkakun e aksidentit, raporton Teve1.

Lexo edhe:  Pa viza nga 1 janari: Kosovarët s’mund të punojnë në zonën Shengen, punëdhënësi mund të gjobitet deri në 500 mijë euro