Drejtori i “Avonet” denoncon se është kërcënuar me jetë nga vëllai i pronarit të ‘Hit Petrol’

Drejtori ekzekutiv i rrjetit të OJQ-ve, “AVONET”, Kenan Gashi thotë se mbrëmë është kërcënuar me jetë nga vëllai i pronarit të “Hit Petrol”.

Gashit përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka treguar se është kërcënuar me jetë nga Faredin Grainca, vëllai i pronarit të “Hit Petrol” duke e kanosur me fjalët: Kam me të vra, kam me të mbyt – kam me ta shkatërru familjen.

Tutje Gashit tha se ai ka tentuar edhe ta sulmojë, por me ndihmën e Policisë së Kosovës është parandaluar edhe sulmi ndaj tij.

Më poshtë postimin e plotë të Gashit në Facebook:

𝐒𝐮𝐥𝐦𝐨𝐡𝐞𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐤ë𝐫𝐜𝐧𝐨𝐡𝐞𝐦 𝐦𝐞 𝐣𝐞𝐭ë

Si Drejtor Ekzekutiv i “AVONET”, mbrëmë kam marrur një kërcënim shumë serioz nga një palë e përfshirë në një rast që “AVONET” po e trajton në gjykatë, në rastin “AVONET” kundër Komunës së Ferizajt për anulim të lejes ndërtimore të “Hit Petrol”.

Kërcënimet e sulmet e tilla nga këta persona të rrezikshëm, janë shumë shqetësuese për mua, për faktin se këto kërcënimet vijnë si rezultat i punës dhe aktivitetit tim publik që e zhvilloj në interes të përgjithshëm.

Pres nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës veprim të mënjëhershëm, duke inicuar procedurë penale ndaj të dyshuarit në fjalë

Lexo edhe:  Kurti: Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë, përfshirë institucionet