Kreu 13 vjedhje të rënda në shtëpi e objekte fetare në Viti, kush është 43-vjeçari që u arrestua dje

02 Press pak më parë raportoi për arrestimin e një personi të dyshuar për disa vjedhje të rënda të kryera në komunën e Vitisë, i cili po kërkohej tash e një kohë nga Policia. Ai u kap dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i arrestuari është Elham Avdylovski, 43-vjeçar.

Avdylovski dyshohet se bashkë me dy persona tjerë që janë arrestuar më parë, kishin kryer 13 vjedhje të rënda në shtëpi dhe objekte fetare në komunën e Vitisë dhe fshatrat e saj në janar të vitit 2013.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Arrestohet në aeroport hajni i Vitisë, kishte kryer 13 vjedhje të rënda për një muaj

Lexo edhe:  Mitrovicasit nuk i ndahen "bixhozit: Arrestohet një person për organizim të lojërave të fatit