Skandaloze | Sigurimi i klubit të natës “HangOver” e bëjnë për spital klientin

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në klubin “HangOver”, në Gjakovë.

Insajderi mëson se në këtë rrahje kanë qenë të përfshirë disa klientë dhe sigurimi i këtij lokali.

Insajderi merr vesh se incidenti ka ndodhur mbrëmë, ku sipas burimeve dy kliente kishin denoncuar tek sigurimi që një klient tjeter po e ngacmonte një grua.

Sigurimi nuk e mori parasysh ankesen e tyre, dhe u kthye kundër, kështu duke përfunduar në rrahje.

Në videon që e ka siguruar Insajderi shihet nje grumbull i punëtorve të sigurimit duke sulmuar njërin nga klientet.

Insajderi merr vesh se personi i cili u rrah nga sigurimi i lokalit “HangOver” në Gjakovë, ka përfunduar në spital, me lendime serioze trupore.

Lexo edhe:  Zbardhen detaje të reja mbi sulmin në Top Channel, ekspertiza gjen llojin e plumbit që ia mori jetën rojes