Rekord i rasteve me Covid-19 në Kosovë, del raporti i fundit

Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje e rasteve me Covid-19. Në 24 orët e fundit bëhet e ditur për 341 raste të reja.

Këto raste janë regjistruar nga 1.165 testime të bëra.

Numri i rasteve aktive ka shkuar në 1.521.

Si pasojë e rritjes së rasteve pozitive me koronavirus, IKSHPK apleon qytetarët për bartjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinim.

Lexo edhe:  Dy të rinj kapen në flagrancë me thika e armë zjarri në Prishtinë, dërgohen në mbajtje për 48 orë