Këta janë tre të dyshuarit që e rrahën një 20-vjeçar në Prishtinë

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen qytetarët janë të shpeshta në vendin tonë.

Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike.

Një rast i tillë ka ndodh edhe mbrëmë në rrugën “Jakovë Xoxa”, në Prishtinë, ku tre të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht një 20-vjeçar.

Gazeta Sinjali merr vesh se tre të dyshuarit e përfshirë në rast janë arrestuar dhe ata janë: Eron Gajrani, Endrit Dugilli dhe Majlind Hoxha.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se rasti ka ndodh dje rreth orës 17:00, dhe se viktima ka marrë lëndime të lehta trupore.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë rrahur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Ende nuk janë identifikuar të dyshuarit për vrasjen në Runik të Skenderajt