Babai rrah dy vajzat e tij të mitura, arrestohet nga Policia

Dy vajza të mitura në Lipjan janë rrahur nga babi i tyre, raporton teve1.info.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar derisa viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura. Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./teve1.info./

Lexo edhe:  Nga dasma në zi, Edmondi i cili u vra dje në Gjilan ishte martuar 3 muaj më parë