S’është veç militante, mësuesja që e kundërshtoi Jasharajn anëtare e VV-së

Refiqe Hamiti ishte njëra nga dy mësimdhënëset e shkollës “Ismail Qemali” në kryeqytet, e cila kërkoi që të ndalet greva. Ajo sot e mbajti një fjalim para kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të cilit i kërkoi “të bëhet patriot”.

Mësuesja e cila ishte e revoltuar ndaj kryetarit të SBASHK-ut, del të jetë një mbështetëse e madhe e kryeministrit Albin Kurti.

Por, përvec postimeve, Hamiti del të jetë edhe pjesë e strukturave të Vetëvendosjes.

“Në javën e Lëvizjes, ditën e Qendrave, pika Mati l, zgjodhi kryesinë e re të pikës. Të Pranishmëve, delegatëve të këshillit të pikës, me nga një fjalë ju drejtuan Kryetari i Lëvizjes, njëherazi Kryeministri, Albin Kurti, dhe Koordinatori i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Arben Vitia. Ata përgëzuan anëtarët për organizimin duke uruar që kryesia e re të jetë edhe më e shtrirë dhe e vëmendshme në ngritjen e problemeve të kësaj lagjeje që çdo ditë po rritet” thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që dhunoi 21-vjeçaren, e incizoi dhe e shantazhoi – ndalohet për 48 orë