A do të dalin sot pagat me koeficientin e ri?

Sot do të ekzekuton pagat për 83 mijë punëtorë  të sektorit publik me koeficientin e ri.

Shërbyesit civil pas orës 16:00 do të kuptojnë vlerën e saktë të pagës.

Qeveria e Kosovës, kishte vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.

Ligji i pagave në Kosovë ka hyrë në fuqi më 5 shkurt të këtij viti.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, tha se paga mesatare bruto do të jetë 730 euro, që sipas tij do të rritet për rreth 100 euro.

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë.

Lexo edhe:  Pacienti i Entit Special në Shtime dërgohet pa shenja jete në spital, Policia nis hetimet