Zbulohen detajet e ngjarjes – mësohet si e vrau “Kobra” kukësianin në parkingun e lokalit të tij

Gjykata Themelore në Prizren iu ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe pesë personave tjerë, lidhur me vrasjen që ndodhi të martën në Prizren, ku një person ka mbetur i vrarë e një tjetër i plagosur.

Në njoftimin gjykatës bëhen të ditura rrethanat e rastit tragjik. E tërë ngjarja kishte ndodhur në parkingun e lokalit “Kobra City”.

“I pandehuri Dibran Hoxhaj më 3 janar rreth orës 04:00 e mëngjesit, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën Visart Cengun, duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit Rufgen Shehu, të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e gjykatës, përcjell Insajderi.

Tutje, thuhet se për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, përleshja kishte nisur në mes punëtorëve në lokalin “Kobra City” me të dëmtuarit. Më pas, Hoxhaj në parkingun e lokalit e kishte kryer aktin.

“Pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën me targa angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari Dibran Hoxhaj, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin Visart Cengu, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe Rufgen Shehu, i cili kishte qenë në ulësen e përparme. Si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri Vosart Cengu, ndërron jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa Rufgen Shehu nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”.

Lexo edhe:  Ky është 40-vjeçari nga Suhareka që dyshohet se vrau një grua shtatzënë në Itali

I pandehuri Dibran Hoxhaj në posedim ka pasur një armë zjarri deri më tani e tipit të panjohur me të cilën dyshohet se ka kryer aktin.