Nëse e keni parë këtë person lajmëroni menjëherë Policinë, po kërkohet prej kohësh

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi, që dyshohet për një vjedhje që ka ndodhur në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në Prizren më 27 dhjetor.

Policia thotë se një person ka deklaruar se një i panjohur ia ka marrë 420 euro nga kuleta.

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Vetëvritet një nxënës në Shkup