LAJM I MIRË: Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Pagat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin për Pagat.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi për medie në Presidencë, Bekim Kupina.

“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, theksoi Kupina.

Ligji është përcjell për publikim në Gazetën Zyrtare.

“Kurse sa i përket publikimit në Gazetën Zyrtare, Zyra e Presidentes e ka përcjellë dekretin për shpallje të ligjit tek të njëjtit. Për kohëzgjatjen e procedurave të publikimit në Gazetën Zyrtare, ju lutem që pyetjet tuaja t’i drejtoni tek zyrtarët përgjegjës në Gazetën Zyrtare. Gjithashtu, hyrja në fuqi e ligjit përcaktohet me dispozitat e vet ligjit”, konfirmoi Kupina.

Një muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare ligji hyn në fuqi.

Lexo edhe:  Dogana parandalon kontrabandën me duhan