Këta janë dy punëtorët e ‘My Market’ në Prizren që u rrahën mes vete, njëri dërgohet në spital e tjetri në ndalim

Gazeta Sinjali raportoi sot për një përleshje që ka ndodhur në mes të dy punëtorëve në lokalin “My Market” në Prizren, të cilët janë rrahur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti po ruhet nga Policia në spital, kurse i dyshuari tjetër ndodhet në ndalim policor.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy punëtorët e këtij marketi, që janë kapur mes vete janë Semir Bajrami dhe Fedullah Halimi, të cilët janë përfshirë në konflikt pas një zënke që dyshohet se kanë pasur lidhur me punën.

Kjo situatë alarmoi menaxherin e marketit dhe rasti u denoncua menjëherë në Polici, me ç’rast i dyshuari i parë është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin. Kurse i dyshuari tjetër është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes serioze shëndetësore.

Ndaj të dyshuarit Bajrami, Prokurori i Shteti ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor, ndërsa i dyshuari tjetër po ruhet nga zyrtarët policorë, deri në përmirësimin e gjendjes.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Lexo edhe:  Luiz Ejlli “tradhton” PD-në, merr pjesë në fushatën e kandidatit të PS-së që i ndihmoi dikur