Gjenden dy persona të vdekur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur dy persona pa shenja jete, njëri në Lipjan e tjetri në Prishtinë.

Të dy rastet në raportin policor janë cilësuar si “hetim mbi vdekjen”

Lipjan 14.05.2023-15:45 Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Prishtinë 14.05.2023-05:46. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

 

Lexo edhe:  “A jeni për punë?”- Ja si punësoheshin gratë në “fermën” e bimës narkotike në Shqipëri