Momenti kur Policia arreston një person në Gjakovë, mësohet arsyeja

Në orët e pasdites në rajonin e Gjakovës, Policia e Kosovës përmes njësitit të saj FAST- që vepron në kuadër të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, mbështetur edhe nga njësitet relevante policore, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore”, ka thënë Daut Hoxha zëdhënës i PK-së.

Në anën tjetër, burime të IndeksOnline bëjnë me dije se i arrestuari i sotëm është L.S.

Ai poashtu dyshohet se ka dhunuar motrën e tij.

 

Lexo edhe:  Goditja e auto sallonit “Lipjani”: Pronari dyshohet se shiti vetura deri në 100 mijë € për fajde, këto janë kompanitë që ranë pre e tij