Kërkohet që FSK-ja të niset për në veri

Rron Gjinovci, njohës i çështjeve të politikës, ka kërkuar që FSK-ja të niset për në veri të Kosovës.

Këtë koment, Gjinovci e ka bërë në Facebook, duke e lidhur me raportimet se në atë pjesë të vendit ka persona të maskuar.


“Pse ka persona te maskuar ne veri? Jo Policine po edhe FSK-ne duhet me nise”, ka thënë Gjinovci.

Përndryshe, gjatë ditës është njoftuar se një ekip i gazetarëve kosovarë është sulmuar në veri të Kosovës, për të cilin sulm janë të siguruara edhe pamjet.

Lexo edhe:  MPJ: Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të vdekur në Turqi