Aksident i rëndë në Parallovë, vetura përfundon me 4 rrota nga qielli

Një automjet është rrotulluar në Parallovë të Artanës.
Sipas pamjeve të dërguar nga një lexues i lajmi.net, shihet se vetura është rrotulluar në mes të rrugës.

Aksidenti ka ngadalësuar edhe qarkullimin e veturave të tjera për shkak të bllokimit të një pjese të rrugës.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

Kujtojmë se lajmi.net raportoi edhe më herët për një veturë tjetër e cila si pasojë e humbjes së kontrollit ishte rrotulluar në fshatin Kishnicë.

Lexo edhe:  Benzi ‘luksoz’ vidhet në Zvicër, Policia e Shqipërisë e gjen në Fier dhe kërkon të dyshuarit