Rrotullohet një veturë në Kishnicë, policia në vendin e ngjarjes

Një veturë është vetaksidentuar në fshatin Kishnicë.

Sipas pamjeve të dërguara nga një lexues i lajmi.net, shihet se vetura ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga ku është rrotulluar, shkruan lajmi.net.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe Policia e Kosovës, ndërsa nuk dihet për të lënduar.

Lexo edhe:  Fatmir Limaj emocionohet nga nëna e ushtarit të tij të rënë dëshmor