Policia ia kap drogën në “tegull” 27 vjeçarit në Vushtrri

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person për posedim të substancave narkotike.

I dyshuari është F.Z 27 vjeçar, të cilit gjatë kontrollit, policia, brenda veturës i ka gjetur një kavanoz me substancë të dyshuar narkotike.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave narkotike

Vushtrri, 24 prill 2023

Në orët e paradites së sotme, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Arrestimi i të dyshuarit F. Z .,27 -vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është realizuar në fshatin Dervarë në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një veturë me ç’ rast gjatë kontrollit brenda në veturë është gjetur një kavanoz me substancë të dyshuar narkotike.

Me rrjedhën e mëtejme hetimore po vazhdon njësia përkatëse në kuadër të DHTN- në Mitrovicë

Lexo edhe:  Ishte duke punuar në arë, vdes në vend 16 vjeçari në Junik