Kryeministri Kurti viziton në spital policin e plagosur në Veri

Me tu kthyer në Kosovë nga udhëtimi i tij zyrtar, Albin Kurti ka shkuar në QKUK.

Kryeministri ka vizituar policin e plagosur mbrëmë në Veri të Kosovës, Shkruan Jepi zë.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK”, ka shkruar në postimin e tij Kurti.

Postimi i plotë:

Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen.

Lexo edhe:  Fillon ngritja e temperaturave, ky është parashikimi i motit