Policia e Kosovës e kap një person me Golf 7, ia gjen qesen “full” me kokainë

Policia e Kosovës dhe Dogana kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion të përbashkët.

Në këtë aksion është arrestuar edhe një person.

‘’Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Policia Kufitare, Njësia K9 dhe Njësia Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës në kuadër të implementimit të planit të përbashkët operacional ” EU4FOCAL-ACTION DAYS” pas kryerjes së procedurave për regjistrimin e personit L.H (1987) nga Prishtina në automjetin e tij me targa vendore, është selektuar për kontrollë në vijën e dytë.Pas selektimit për kontroll më të detajuar, gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit të lartcekur është gjetur substancë narkotike e llojit Kokainë, po ashtu është kryer kontrolli trupor i të dyshuarit me ç‘rast i është gjetur në trup një sasi e vogël e substancës së njëjte të cilat pas peshimit së bashku kanë rezultuar gjithsej 101.82 gram’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se lidhur me rastin është njoftuar njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren dhe Forenzikës të cilët pasi kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga i dyshuari janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim:

– Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 101 gram,

– Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.82 gram,

– Një (1) telefon mobil,

– Vetura me targa vendore.

Pas njoftimit të prokurorit të shtetit janë pranuar udhëzime që të bëhet bastisje tek shtëpia e të dyshuarit me ç’rast gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë : – Tri peshore digjitale, – Tri pako me foli.

Me aktvendim mbi ndalim të lëshuar nga prokurori kujdestar i dyshuar është ndaluar për 48 ore, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Lexo edhe:  Zhduket një gjeneral rus pas rebelimit të Wagnerit