Aksidentohet basketbollisti i njohur kosovar, Arti Hajdari

Basketbollisti i KB Proton Cable Prizreni, Arti Hajdari është aksidentuar sonte në Gllarevë të Klinës derisa po shkonte në dasmën e kapitenit të ekipit Qëndrim Ajazaj.

Në një njoftim të klubit thuhet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se Hajdari dhe aktualisht është në dasmë.

“Te nderuar adhurues të basketbollit. Në media po qarkullon lajmi mbi aksidentin e basketbollistit tonë Arti Hajdari pas përfundimit të ndeshjes me Sigal Prishtinën.

Lajmi është i drejt por fal mrekullisë së Zotit, Arti Hajdari është shëndosh e mirë dhe tani gjendet në dasmën e kapitenit të ekipit Qëndrim Ajazaj i cili sot i dha fund beqarisë.”, ka njoftuar klubi.

Në momentin e aksidentit Arti Hajdari ka qenë në veturë me ish-drejtorin e KB Peja, Arbër Elshani.

Lexo edhe:  Porosia e Kurtit për policët nga kampi “Enver Zymberi” në Mitrovicë: Luftoni grupet kriminale