Musliu, Kurtit: Uroj që mos të jeni futur në një rrugë pa kry në veriun e Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me situatën aktuale në veri të vendit.

Ajo është shprehur se ka një lutje dhe një urim për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Musliu u shpreh se uron që qeveria të mos jetë futur siç u shpreh ajo “në një rrugë pa kry në veriun e Kosovës”.

“Sa i përketë gjendje aktuale në veri, unë kam një lutje dhe një urim për kryeministrin. Lutem çdo ditë dhe uroj që të keni sukses me veprimet e marra atje, sikurse lutem çdo minut dhe uroj që ju mos të jeni futur në një rrugë pa kry në veriun e Kosovës.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe në fillim të javës