Kamioni e shkel për vdekje një person në Rugovë, derisa ishte duke punuar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditën e sotme në Bogë të Rugovës.

Viktima në fjalë, R.Kelmendi, është goditur nga një kamion, derisa ishte duke punuar.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fsahtin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, tani me fatalitet më vonë. Derisa një kamion mikser me beton ka ecë mbrapa, ka lënduar një person. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet”” deklaroi Gashi.

Lexo edhe:  Incidenti në ‘Bon Vivant’: 20 persona demoluan lokalin pasi s’morën rezervim, menaxheri përfundon në spital