Ministria letoneze e Mbrojtjes flet për rastin në Zubin Potok: Ndaj ushtarëve tanë kishte të shtëna, nuk ka viktima

Ministria e Mbrojtjes së Letonisë ka bërë të ditur se ndaj ushtarëve letonezë, në kuadër të KFOR-it, është shtënë me armë zjarri në Zubin Potok.

Me anë të një cicërime në Twitter, kjo ministri shkruan se Policia e Kosovës dhe KFOR- janë duke e hetuar rastin, dhe se nga ngjarja nuk ka viktima.

“Të dielën, më 25 dhjetor, kishte të shtëna në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa po kryenin një patrullë  në Kosovë. Nga ngjarja nuk ka viktima”.

“Policia e Kosovës dhe KFOR (NATO) kanë nisur hetimet paraprake për rastin”, thuhet në cicërimë.

Lexo edhe:  Kosovari arratiset nga burgu në Memmingen të Gjermanisë