Paditet njëra nga aksionaret e ‘SHELL Kosova’, në pyetje miliona euro

Kompani “SHELL Kosova” si duket nuk është se po i shkon çdo gjë në vijë, pasi që njëra nga trashëgimtaret e kësaj kompanie është paditur, shkruan Metro.

Mimoza Kryeziu, vajza e të ndjerit, Latif Kryeziu, ish-pronarit të “SHELL Kosova” e cila është edhe njëra nga aksionaret e kësaj kompanie është paditur nga biznesmeni kosovar, Fitim Hahxiu.

Kryeziu është hedhur në gjyq nga Haxhiu, për miliona euro vlerë pronësie që i ka trashëguar pas divorcit nga bashkëjetesa me vajzën e të ndjerit Latifi, ndërsa nga ky proces gjyqësorë pritet të zgjidhet ky kontekst pronësor.

Ndërsa lajmin për Gazetën Metro e ka konfirmuar mbrojta ligjore e të dëmtuarit.

Fitim Haxhiu, i cili është edhe i dëmtuari, e i cili e ka hedhur në gjyq Kryeziun, është i njohur si biznesmen që merret me tekstil, gjithashtu njihet nga bota e modës, pasi i njëjti ishte manikin i famshëm para disa viteve në Paris.

Qifti momentalisht jeton i ndarë në Prishtinë dhe herë pas herë jashtë vendit, nga bashkëjetesa Fitimi Haxhiu dhe Mimoza Latifi kanë tre fëmijë.

Duhet theksuar se pronari i “SHELL Kosova”, Latif Kryeziu kishte vdekur në vitin 2020.

Ndryshe, “SHELL Kosova” ka rreth 60 pika të derivateve në vend.

Lexo edhe:  Pas nderimit që ia bënë Dardanët në Prishtinë, reagon Rita Ora: Të dua Kosovë