I bëhet shtëpia shkrumb e hi, kërkohet ndihmë për familjen nga Hajvalia

Milaim Rrahimi me vendbanim në Hajvali ka nevojë për ndihmë.

Dy netë më parë, Rrahimit i është djegur shtëpia nga një shkarkim elektrik, duke bërë kështu që kushtet jetësore të tij dhe familjes së tij, të rëndohen.

Ndonëse jetonte në kushte të vështira jetësore, shtëpia e djegur ia ka vështirësuar akoma më shumë jetesën, sidomos shtuar faktin se Rrahimi pohon se ka pesë stenta në zemër dhe ka gruan e sëmurë.

Ai ka katër fëmijë, të cilët tash e dy ditë nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë për shkak se iu janë djegur rrobat dhe librat.

Ata po qendrojnë të fqinjtë e tyre, pasi janë të pastrehë.

Milaimi u bën thirrje të gjithë qytetarëve vullnetmirë që t’i ndihmojnë të ndërtojë një shtëpi dhe të vëjë kulm mbi kokë për fëmijët e tij.

Për të gjithë të interesuarit, Rrahimin mund ta kontaktojnë në:

Milaim Rrahimi 045654658;

Ikballe Rrahimi 045803547;

Si dhe të ndihmojnë përmes xhirollogarisë XK051401000003583262

Lexo edhe:  Vritet shqiptari në Spanjë, lajmi bënë bujë në mediat spanjolle