Fjolla Morina në gjendje jo të mirë emocionale, hyn “live” në Instagram dhe qan para ndjekësve

Fjolla Morina njihet për deklaratat e saj të cilat bëhen gjithmonë virale.
Ditën e djeshme ajo u lajmëruar në ‘Instagram’.

Ajo hyri në ‘Instagram’ në një lidhje direkte me fansat e saj, ku foli mbi mungesën e saj në skenë dhe rrjetet sociale gjatë këtyre muajve.

Këngëtarja tha se ka kaluar disa kohë të vështira në jetën e saj, por që tashmë e ka rimarrë veten nga sfidat e mëdha me të cilat është përballur.

Fjolla u shfaq në gjendje jo të mirë emocionale, teksa u shfaq edhe me lot në sy, duke rrëfyer problemet që e goditën tre muajt e fundit.

“Unë nuk jam kërkushi, edhe pse e kam këtë famë është se unë kom zgjedh vetë këtë drejtim me u kan e famshme, amo unë jam e thjeshtë. Edhe kam me i shku deri në fund të kësaj pune. E ai që është mundu mem ba keq mu i ka ba keq edhe fmisë vetë. Se ni person që i bën keq nanës së fmisë vetë i bon edhe fmisë.”, ka thënë ndër të tjera Fjolla.

Lexo edhe:  “A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura