Po e quajnë ‘vëllai binjak i Luiz Ejllit’, ky është djaloshi nga Gjakova që ngjason me fenomenin e “Big Brother VIP Albania”

Aktualisht është personi më i dashur nga të gjithë pothuajse, më i komentuar e më viral në rrjete sociale. Edhe pse është brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, loja dhe strategjia e tij kanë bërë që jashtë Luizi të jetë i ‘adhuruar’  nga audienca. Dhe, çfarë do që mund të ndërlidhet me Luizin, vëmendja është në maksimum.

Kështu po ndodh edhe me një 30-vjeçar nga Gjakova që ka një ngjashmëri fizike me të. Ky është Veton Gola.

Vetoni ka një tatuazh sikur Luizi, si dhe me gruan e tij ka 10 vite diferencë, ashtu sikurse kanë Luizi me Kiarën. Por, këtë lidhje të dyshes nuk e ka për qejfi.

 

 

Lexo edhe:  “Të bëri të jesh dikush”, pas raportimeve për ndarje nga Ledri, Sara Hoxha ironizon ndjekësin: Faleminderit që…