Haxhiu – Kurtit: Mund t’i kërcënosh deputetët e tu, kjo nuk kalon te deputetët e PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur “kryemashtrues” dhe duke ia përmendur qasjen e tij ndaj Shqipërisë. Ai këto fjalë i tha lidhur me mospërgjigjen e Kurtit në pyetjet parlamentare të deputetëve.

Haxhiu ka thënë se deputetët e Kosovës sipas ligjit, nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues, shkruan Paparaci.com.

“Kushtetuta e Kosovës, Neni 70, Paragrafi 1 sakteson se: Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.”, ka shkruar Haxhiu.

Më tutje, ai ka thënë se deputetët e PDK-së nuk i nënshtrohen e nuk shantazhohen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ne nuk i nështrohemi, as nuk shantazhohemi, as nuk i frikësohemi kryemashtruesit Kurti. Ai mundet me i kërcenu, shantazhu dhe frikësu deputetët e tij sikur në rastin e votimit për Trustin, por kjo mendësi nuk kalon tek deputetët e PDK-së.”, tha Haxhiu.

Ai këtij postimi ia ka bashkëngjitur edhe një video ku ia ka përmendur Kurtit edhe rastet e rezervave shtetërore, rastin e Martin Berishajt e Nagip Krasniqit.

Lexo edhe:  “Heroi ynë na la”- Djali i Gani Imerit emocionon me fjalët për vdekjen e babait