Skandaloze: 23 lopë rezultojnë të sëmura në Skënderaj, infektohen edhe disa anëtarë të familjes

Një rast i jashtëzakonshëm është duke ndodhur në fshatin Mikushnicë të Skënderajt.

23 lopë të një ferme në këtë fshat kanë rezultuar me sëmundjen “brucelozë”, që është shumë e rrezikshme, shkruan “Jepi zë”.

“Jepi zë” merr vesh se sëmundja ka prekur edhe disa anëtarë të familjes së pronarit, mes tyre edhe një fëmijë.

Fëmija është dërguar në Infektivën e QKUK-së, pasi sëmundja është e rrezikshme dhe bartet lehtësisht tek njerëzit.

Siç mëson gazeta, lopët kanë rezultuar të infektuara nga gjysma e shtatorit, mirëpo ende nuk janë asgjësuar.

Mësohet se AVUK-u me kompaninë për asgjësim kanë qëndruar dy ditë gjatë kësaj jave në Skënderaj, por Komuna nuk ka arritur ta gjejë lokacionin për asgjësim.

Mësohet se në disa lokacione banorët kanë kundërshtuar asgjësimin në fshatrat e tyre.

Ndërkohë, kryetari Fadil Nura ka bërë thirrje ndaj AVUK për asgjësim, mirëpo nuk ka treguar që asgjësimi ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së lokacionit.

Kujtojmë që komunat obligohen të kenë një lokacion për të asgjësuar kafshë të sëmura.

Lexo edhe:  60-vjeçari thyen dy brinjë gjatë punimeve në shtëpinë e tij, dërgohet në spital