Grabitje me armë të gjata në një argjendari në Suharekë, dalin pamjet si në filma

Një plaçkitje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Suharekë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se cak i hajnave ka qenë një argjendari.

Policia është njoftuar për rastin dhe ka arritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Për pasojë ka patur edhe shkëmbime me armë mes plaçkitësve dhe policisë.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur nga ky rast që tronditi qytetin e Suharekës.

 

Lexo edhe:  Hajni i armatosur futet në Western Union, i dështon plani pasi s’gjen asnjë cent