Të shtënat me armë në Graçanicë: Dy automjete janë përplasur dhe kanë filluar të qëllojnë me armë

Para pak çastësh janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën Graçanicë-Llapnasellë.

Dyshohet se nga gjuajtja me armë kanë mbetur persona të plagosur.

Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin ndonëse është kontaktuar nga Insajderi.

Një dëshmitar i rastit i ka treguar se të shtënat kanë ndodhur pasi dy automjete janë përplasur, njëra me Beograd dhe tjetra me targa të Kosovës. Sipas tij, të shtënat kanë ndodhur pak para orës 15:00.

“Me sa pashë, dy automjete janë përplasur dhe më pas kanë nxjerrë armët dhe kanë filluar të qëllojnë. Qëlloi një duzinë plumbash. “Dy prej tyre ikën dhe pas kësaj erdhi policia”, tha një dëshmitar okular për median lokale “Čaglavica”

Lexo edhe:  Shteti e “demolon” HIB Petrolin, e dënojnë me 1 milion euro për skemën kriminale të shmangies së akcizës