200 ushtarë britanikë zbarkojnë në Kosovë, ky është njoftimi nga NATO

Ka zbarkuar në Kosovë kontigjenti i parë me 200 ushtarë nga Britania e Madhe në kuadër të misionit të NATO-s.

“Ushtarët nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit po i bashkohen një kontingjenti prej 400 trupash britanike tashmë në Kosovë. Qeveria rumune të martën (3 tetor) njoftoi se po dërgonte gjithashtu rreth 100 trupa shtesë për të forcuar KFOR-in”, thuhet në njoftim.

Sipas NATO-s, ky është një hap i domosdosshëm për të siguruar që ka mjaftueshëm trupa ushtarake për të përmbushur mandatin e saj që del nga OKB.

“Ky dislokim është një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës. Dislokimi bazohet në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s në Evropë dhe u miratua nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut”.

Lexo edhe:  Digjen tërësisht gjashtë vetura në autosllaon "Betimi" në Vushtrri