Hajna të armatosur hyjnë në një pompë të derivateve në 5 të mëngjesit, i grabisin 70 euro

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur të hënë në Prishtinë në një popë derivatesh.
Grabitja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, nga një I dyshuar ku u vodhën 70 euro, shkruan Lajmi.net.

Rasti në polici në është raportuar nga dy punëtorë të pompës, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.

“Dy ankues meshkuj kosovarë, punëtorë në një pompë derivatesh kanë raportuar se një i dyshuar duke i kanosur ata me një armë ja u kishte grabitur 70 € dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

 

Lexo edhe:  ‘Goditja’ | Policia zbarkon në dy lokale në Prizren, pas kontrollit gjejnë armë dhe municion “Te Mila”